Neymar kthehet në Barcelonë, nuk flet për të ardhmen duke shmangur gazetarët (Video)
01/08/2017
Tifozët e Barcelonës vazhdojnë të jenë të frustruar me Neymarin i cili sonte është kthyer në Kataluni.
Ai përsëri nuk ka folur asnjë fjalë para medieve për të ardhmen.
Gazetarët e pritën sot kthimin e tij, por ia zgjedhur dyert e pasme pas kthimit nga Dubai.
Tifozët janë shumë të dëshpëruar pasi lojtari nuk flet për të ardhmen duke i lënë rrugë të hapur transferimit të tij te PSG.
Klubi francez është i interesuar që ta thyej klauzolën e tij prej 222 milionë eurove. /Telegrafi/


