Please enter at least 3 characters.

Neymar i lumtur te PSG, por nuk përjashton Realin si mundësi për të ardhmen

2019/03/Neymar.jpg
255:"PARIS, FRANCE - NOVEMBER 28: Neymar of Paris Saint-Germain reacts during the UEFA Champions League Group C match between Paris Saint-Germain and Liverpool at Parc des Princes on November 28, 2018 in Paris, France. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)
12:"Getty Images

Neymar edhe një herë është kthyer te flasë rreth të ardhmes së tij, ai nuk e përjashton Real Madridin si një mundësi.

Braziliani ka thënë se është i lumtur te Paris Saint Germaini, por nuk i dihet asnjëherë të ardhmes.

"Real Madridi është një nga klubet më të mëdha në botë dhe çdo lojtar dëshiron të luajë aty".

(Foto: (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

"Jam i lumtur në Paris, jam më të vërtetë mirë, por askush nuk e di të ardhmen".

"Nuk po them që do të luaj për Real Madridin. Tashmë kam luajtur për Barcelonën dhe ajo ishte një ëndërr që kur isha fëmijë", ka thënë Neymar për Esporte Spectacular.

Aktualisht ylli i PSG-së është duke u riaftësuar nga lëndimi në këmbë dhe nuk pritet të kthehet në fushën e blertë deri nga mesi i prillit.

Neymar këtë sezon për skuadrën franceze në 23 ndeshje në të gjitha garat ka arritur të shënojë 20 gola. /Telegrafi/