Please enter at least 3 characters.

Newcastle i bashkohet garës për transferimin e Zaniolos, gati oferta e lartë në drejtim të Romës

2022/06/Zaniolo-2.jpg
308:"TIRANA, ALBANIA - MAY 25: Nicolo Zaniolo of AS Roma celebrates with the UEFA Europa Conference League Trophy after their sides victory during the UEFA Conference League final match between AS Roma and Feyenoord at Arena Kombetare on May 25, 2022 in Tirana, Albania. (Photo by Justin Setterfield/Getty Images)
12:"Getty Images

Nicolo Zaniolo mund të largohet këtë verë nga skuadra italiane Roma.

Sulmuesi i talentuar italian ka tri vite që ka zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha, por Roma ka rezistuar duke mos e shitur atë.

Megjithatë e ardhmja e tij nuk pritet të jetë te Roma duke marrë parasysh interesimin e skuadrave të shumta për të.

Së fundmi është skuadra angleze Newcastle United që i është bashkuar garës me Milanin dhe Juventusin për të nënshkruar me Zaniolon.

'Laraskat' nuk e kanë problem punën e parave dhe duan të kenë në radhët e veta futbollistë të talentuar dhe me të ardhme të ndritur.

La Gazzetta dello Sport ka raportuar se klubi anglez është gati të ofrojë deri në 60 milionë euro për transferimin e Zaniolos.

Kujtojmë që Roma këtë afat kalimtar ka refuzuar dy oferta të Milanit të cilët ofruan 25 milionë euro dhe një futbollistë për t'i marrë shërbimet e italianit. /Telegrafi/