Please enter at least 3 characters.

Neville i bindur që Man Utd përfundon para Arsenalit në kampionat, reagon Piers Morgan duke vendosur një shumë të madhe në bast për të kundërtën

2023/01/3C72E875-4E96-4D43-88A0-A688F05AA93B-scaled-1.jpeg

Arsenali është duke kaluar nëpër një moment fantastik këtë edicion ku pas 18 xhirove zë vendin e parë me 47 pikë.

Topçinjtë janë tetë pikë para përcjellësit të tyre më të afërt Manchester Cityt dhe nëntë më shumë se Newcaslte e Man Utd.

Megjithatë ish-mbrojtësi anglez Gary Neville është i bindur se Arsenali nuk do t'ia dalë të fitoj titullin e kampionit në Ligën Premier.

Neville mendon se Manchester City do ta fitoj kampionatin, derisa United do të jenë në vendin e dytë, teksa ka parë Arsenali të përfundojë në vendin e tretë.

"Arsenali nuk do ta fitoj titullin. Manchester City do ta fitojë kampionatin dhe unë mendoj se Man United do të përfundojnë të dytët".

"E di që tifozët e Arsenalit do të mërziten edhe pse do të preferoja që Arsenali ta fitonte ligën para Cityt", ka shkruar Neville.

Por pas deklaratës së Neville ka reaguar gazetari i njohur anglez Piers Morgan, duke vendosur edhe një bast me Nevillen.

"Pipe down T-Bag. Vë bast 5000 funte për bamirësi që Arsenali përfundon më lartë në kampionat se Man United", shkroi Morgan që me fjalën 'T-Bag' iu referua Nevillet pasi ky pseudenim iu kishte vendosur ish-mbrojtësit anglez nga Wayne Rooney.

Mbetet të shihet nëse Morgan do ta fitoj bastin me Neville dhe nëse deklarata e ish-mbrojtësit anglez do të jetë e sakt. /Telegrafi/