Please enter at least 3 characters.

Nevera pati aksidentin e parë të trafikut - një motoçikletë përplasi një veturë 2.5 milionë dollarëshe

2022/08/200421346762fce11668dca147416051_v4_big.jpg

Në video shihet një motoçikletë e rrëzuar në rrugë si dhe një Nevera e dëmtuar.

Në faqen TikTok të Mahdiyar Saberi-Superscars është publikuar një video e regjistruar pas përplasjes së Nevera Rimac Automobile me një motoçikletë.

Në video shihet një motoçikletë e rrëzuar në rrugë si dhe dëmtime të vogla në Nevera.

Nisur nga videoja, motoçikleta përplaset në pjesën e pasme të veturës elektrike sportive kroate.

"Një motoçikletë u përplas me një Rimac Never $2.5 milionë dollarësh në Santa Monica teksa ngiste në mënyrë të pakujdesshme në autostradën e Bregut të Paqësorit. Askush nuk u lëndua", thuhet në mbishkrimin e videos.

Në video shihet edhe se Nevera ka targa amerikane. /Telegrafi/