Netanyahu: Hebrenjtë kanë kryer sulm terrorist
31/07/2015
Ai këtë ngjarje e ka cilësuar si “sulm terrorist”.
Policia izraelite thotë se ekstremistët hebrenj, që kanë pasur “motive nacionaliste”, dyshohet se i kanë vënë zjarrin shtëpisë në Bregun perëndimor, në fshatin Duma afër qytetit Nablus.
Zyrtarët e sigurisë thonë se katër hebrenj kanë vënë zjarrin dhe në muret e shtëpisë kanë shkruar fjalën “hakmarrje”.
Netanyahu tha se “Izraeli ndërmerr aksione kundër terrorizmit, pavarësisht se kush janë përgjegjësit,” dhe se “do të bëhet gjithçka” që fajtorët të nxirren para drejtësisë.


