Please enter at least 3 characters.

Nesër varroset Blerand Kadrijaj, i cili u vra mbrëmë në Pejë

2021/09/03424R2WDFEF-780x439-1.png

Blerand Kadrijaj, zyrtar i Partisë Demokratike të Kosovës, i cili është vrarë mbrëmë në Pejë do të varroset ditën e nesërme.

Familjarët e Kadrijajt kanë njoftuar se varrimi do të bëhet në ora 16:00, në fshatin Rastavic të Deçanit.

Ndryshe, vrasja e dyfishtë ka ndodhur ditën e mërkurë rreth orës 20:00, në afërsi të një lokali në shkollën Ekonomike "Ali Hadri", në Pejë, ku të vrarë kanë mbetur Blerand Kadrijaj dhe Astrit Ademaj, të dy zyrtar të PDK-së.

Prokuroria tashmë ka nisur hetimet, dhe nga vendi i ngjarjes ka konfiskuar dy armë. /Telegrafi/