Please enter at least 3 characters.

Nesër nisin gërmimet në Zubin Potok (Video)

2016/01/eulex-heton-informatat-rreth-nj-euml-varreze-masive-me-serb-euml-te-gjakova_hd.jpg

Veriu i Mitrovicës, përkatësisht Zubin Potoku i cili është lokacioni i radhës ku dyshohet për varrezë masive, pritet të gërmohet të enjten - më 4 gusht.

Kështu ka bërë të ditur për Tribuna Channel, Besa Domi, zëdhënëse në EULEX.

Domi ditë më parë i kishte thënë televizionit se veriu i Kosovës është vendi më i kontrolluar që nga viti 2000 sa i përket personave të zhdukur.

Se gërmimet në Zubin Potok mund të fillojnë në muajin gusht, këtë e ka konfirmuar edhe Prenk Gjetaj nga Komisioni Qeveritar për të pagjeturit.