Nesër fillon Kampionati Evropian U16 i volejbollit – organizohet në Prishtinë e Tiranë
01/07/2025
Federata e Volejbollit e Kosovës në bashkëpunim me Federatën e Volejbollit të Shqipërisë do të organizojë Kampionatin Evropian U-16 për vajza, i cili prej 2 deri më 13 korrik 2025 mbahet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë dhe në Tiranë. Kjo është ngjarja më e madhe ndërkombëtare e volejbollit e zhvilluar ndonjëherë në Kosovë, dhe njëra prej ngjarjeve më të mëdha në sportin e Kosovës, që përfaqëson një moment historik për sportin dhe komunitetin tonë.Vajzat tona e nisin kampanjën ndaj Malit të Zi, takim ky që nis në ora 20:00 dhe që pritet të mbledh numër të madh shikuesish. Mbrëmë Kosovën U-16 e ka vizituar në përgatitje edhe zëvendësministrja në detyrë për Kulturë, Rini e Sport, Daulina Osmani.


