Please enter at least 3 characters.

Nesër dhe pasnesër, shi dhe ftohtë në Kosovë

2020/07/Moti-me-shi-shiu-ne-prishtine-foto-Ridvan-Slivova-5-1.jpg

Gjatë këtyre dy ditëve të ardhshme mbi vendin tonë parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe here pas here me riga shiu, të cilat do të përfshijnë gjithë territorin e Republikës.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës në viset malore me lartësi mbi 850m mbi nivel të detit do të ketë kushte që reshjet e shiut të shoqërohen edhe me fjolla bore.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-6m/s. /Telegrafi/