Nën ndikim të alkoolit, djali sulmon babain në Graçanicë
14/08/2025
Policia ka njoftuar se më 13 gusht 2025, rreth orës 22:00, në Graçanicë është arrestuar një person i dyshuar pasi që, nën ndikimin e alkoolit, ka sulmuar fizikisht babain e tij.
Viktima ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është ndaluar nga policia deri në kthjellje, me vendim të prokurorit.
Detaje tjera rreth rastit ende nuk janë bërë publike./Telegrafi/


