Please enter at least 3 characters.

Në varrimin e Aretha Franklin do të jenë të lejuar vetëm familjarët dhe miqtë

2018/08/GettyImages-670444002.jpg
290:"NEW YORK, NY - APRIL 19: Aretha Franklin performs onstage during the "Clive Davis: The Soundtrack of Our Lives" Premiere Concert during the 2017 Tribeca Film Festival at Radio City Music Hall on April 19, 2017 in New York City. (Photo by Theo Wargo/Getty Images for Tribeca Film Festival)
38:"Getty Images for Tribeca Film Festival

Legjenda e muzikës ‘soul’, Aretha Franklin do të varroset në Detroit më 31 gusht, njoftoi përgjegjësi për media i këngëtares së ndjerë, Gwendolyn Quinn.

Ai tregoi se funerali do të ndiqet vetëm nga familja dhe miqtë e "Mbretëreshës së muzikës soul", raporton AP.

Franklin do të varroset pranë babait, motrave dhe vëllait të saj.

Këngëtarja e famshme vdiq më 16 gusht në moshën 76 vjeçare në shtëpinë e saj në Detroit nga kanceri pankreatik.

Këngëtarja legjendare ka performuar rrallë në vitet e fundit. Herën e fundit ajo u paraqit në skenë në nëntor të vitit të kaluar në një koncert humanitar kushtuar sëmundjes SIDA, organizuar nga Elton John.

Pastaj ajo njoftoi se 2017 do të ishte viti i fundit në të cilin ajo do të paraqitej publikisht.

Aretha ka lindur në Tennessee në vitin 1942. Nëna e saj ishte pianiste dhe babai i saj ishte prift, dhe ajo filloi të këndonte në dhomën e kishës si një vajzë e vogël.

Albumi i saj i parë "Songs of Faith" u publikua në vitin 1956. Pak kohë pas kësaj, ajo i rrëfeu babait të saj se ajo nuk donte më të këndonte ungjillin, por më tepër sdonte të bënte muzikë pop. /Telegrafi/