Please enter at least 3 characters.

Në Suharekë arrestohen dy persona, u gjendet marihuanë afër shkollës

2018/06/marihuana.jpg

Policia e Kosovës ka arrestuar dje pasdite dy persona afër shkollës së mesme “Jeta e Re” në Suharekë pasi që u kishte gjetur në posedim qese me marihuanë.

Te njëri i dyshuar kanë konfiskuar tri qese me substancë te dyshuar te llojit marihuanë me peshë 542.69 gr. ndërsa te i dyshuari i dytë është konfiskuar një qese me substancë te dyshuar narkotike marihuanë me peshë 16.87 gr.

Pesha e përgjithshme e sasisë së dyshuar për narkotik te llojit marihuanë e konfiskuar është 559.56 gram.

Me urdhër te prokurorit, të dyshuarit  dërgohen ne mbajtje, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. /Telegrafi/