Në Shkup hapet ekspozita ''Historia e Trashëgimisë''
01/12/2016
Me rastin e 15 vjetorit të Marrëveshjes së trashëgimisë, Arkiva shtetërore e Maqedonisë do të organizojë ekspozitën ''Historia e trashëgimisë'', përcjell Telegrafi Maqedoni.
Aktiviteti mbahet në Muzeun e luftës maqedonase për shtetësi dhe pavarësi. Ekspozita është përgatitur nga Arkiva e Republikës së Sllovenisë, në bashkëpunim me Ministrinë e jashtme sllovene, Kuvendin popullor të Sllovenisë, Zyrën për komunikim pranë qeverisë sllovene, Galerisë kombëtare, RTV Sllovenia, Fondi për trashëgimi dhe Përfaqësia e lartë e Sllovenisë për çështje të trashëgimisë.
Në ekspozitë do të shfaqen 13 afishe të dimensioneve 80x120cm, ndërkaq do të jetë e hapur për qytetarët deri më 15 dhjetor./Telegrafi/


