Please enter at least 3 characters.

Në pritje të njoftimit nga Ibra se ku do të luajë

2016/01/ZlatanIbrahimovic.jpg

Zlatan Ibrahimovic ka bërë të ditur se shumë shpejt do ta bëjë të ditur klubin ku do ta vazhdojë karrierën.

Sulmuesi suedez do të largohet nga Paris Saint-Germaini në muajin e ardhshëm kur edhe do t’i përfundojë kontrata, ndërsa shumë klube janë të interesuara për shërbimet e tij.

Arsenali dhe Manchester Unitedi janë ndër skuadrat që i duan shërbimet e 34-vjeçarit.

“Varet edhe nga të tjerët, jo vetëm nga unë. Ajo që unë dua është që të luaj, sa i përket vendit se ku do të jetë, do të shohim”.

“Shumë shpejt do të mësoni gjithçka dhe të gjitha këto spekulime do të marrin fund”, ka thënë Ibra. /Telegrafi/