Në pritje të albumit nga BB Poqi
06/06/2015
Rokeri shqiptar, BB Poqi, ka paralajmëruar publikimin e albumit të pestë në karrierë.
Krijuesi i hitit “Ti je vetëm një iluzion” në një postim në rrjetin social Facebook, ka shkruar se albumi i ri do të ketë nëntë këngë të reja dhe se do të ketë mysafirë në albumin e tij.
“‘Live recording’ nga nëntë këngët e reja të albumit tim Nr 5…”.
“Mysafir special Ilir Veseli Zechah … kënga ‘Ata na rrejtën’ është një Etno metal…albumi së shpejti…”, ka shkruar Poqi.


