Please enter at least 3 characters.

Në malin që ishte përfshirë nga flakët, shfaqet ‘engjëlli mbrojtës i zjarrfikësve' (Foto)

2016/08/Në-malin-që-ishte-përfshirë-nga-flakët-shfaqet-engjelli-mbrojtes-i-zjarrfikesve-foto.jpg
26:"© Jeanette Empey/Facebook

Jeanette Empey e ka kapur momentin dramatik, kur sipër malit që ndodhet në Idaho të Shteteve të Bashkuara, është paraqitur një siluetë e pazakontë.

Ky formësim i bërë nga tymi është përshkruar si ‘engjëlli mbrojtës i zjarrfikësve', transmeton Telegrafi.

“Prona ime është përfshirë nga flakët dhe zjarrfikësit kanë bërë të pamundurën për të fikur dhe ndaluar përhapjen e zjarrit. Ata janë njerëz të mrekullueshëm dhe ky ishte engjëlli që po i mbronte tërë kohës”, ka shkruar Empey në Facebook.

Fotografia ku janë thënë fjalë të mëdha për mbrojtësit e ambientit, ka marrë mijëra pëlqime dhe komente pozitive. /Telegrafi/