Please enter at least 3 characters.

Në Kumanovë prezantohen rezultatet për punësimin e romëve në institucione shtetërore dhe lokale

2016/12/Romet-Kumanove.jpg

Në Kumanovë u prezantuan rezultatet e projektit ''Forcimi i integrimit të romëve përmes punësimit''. Projekti është zbatuar nga Qendra për bashkësi rome ''DROM'', përcjell Telegrafi Maqedoni.

Rezultatet u prezantuan para përfaqësuesve të institucioneve lokale dhe shtetërore, ndërkaq tregojnë se sa romë janë punësuar në këto institucione në rajonin e Kumanovës, për vitin 2016.

Gjithashtu, raporti tregon se edhe çfarë duhet të ndërmerret për t'u ulur numri i të papunëve të përkatësisë rome. Raporti duhet të kontribuojë edhe në përmirësimin e mundësive për punësimin e romëve, si një nga grupet më të prekshme nga papunësia./Telegrafi/