Në futbollin kosovar futbollistët paguhen nga 50 euro në muaj!? (Foto)
29/05/2015
Rroga e një futbollisti është e mjerueshme. Madje, besoni ose jo, ka futbollistë që paguhen vetëm 50 euro në muaj, shkruan Zëri.
Kjo rrogë, që, veç rrogë nuk mund të quhet, merret nga disa lojtarë të rinj të Vëllaznimit. Krejt në rregull, ata nuk kanë paraqitje të rregullta me ekipin e parë, përcjell Zëri, por të figurojë edhe rroga e tyre, aq e vogël, duket e pabesueshme dhe e pakapshme për sy. Fatkeqësisht, ky është realiteti i futbollit kosovar. /Zëri/Telegrafi/


