Please enter at least 3 characters.

Në fund të shtatorit edhe një dasmë VIP shqiptare, po martohet edhe Besnik Qaka

2017/09/besit-1-e1505495062233.jpg

Menduat se u martuan të gjithë VIP, prisni se edhe një e ka rendin Besnik Qaka po i jep fund beqarisë.

Burime brenda rtv21.tv tregojnë se këngëtari Besnik Qaka dashurinë e tij me Lola Begollin do ta kurorëzojë me 30 shtator.

Kështu pas dasmës së madhe të Orinda Hutës e Turjan Hyskën, Besit e Xhensilës, vjen edhe dasma e Besnik Qakës.

Dasma e çiftit të ri nga Peja do të mbahet në hotel “Dukagjini”, në Pejë .

Rikujtojmë që Besniku u fejua me Lolën në gusht të këtij viti, përderisa lidhjen e tij publike e bëri pak muaj më herët.