Please enter at least 3 characters.

Në dyshim e ardhmja e Sterling te Man City

2018/02/Sterling-2.jpg
245:"BURNLEY, ENGLAND - FEBRUARY 03: Raheem Sterling of Manchester City reacts after a miss during the Premier League match between Burnley and Manchester City at Turf Moor on February 3, 2018 in Burnley, England. (Photo by Ian MacNicol/Getty Images)
12:"Getty Images

E ardhmja e Raheem Sterling në Manchester City është në dyshim serioz me bisedimet e reja të kontratës që ende nuk kanë nisur.

Lideri aktual i Ligës Premier, Man City, është në rrugë për të blinduar lojtarët kryesorë të skuadrës dhe me disa veçse ka nënshkruar kontratat e reja.

Por sipas Daily Mail, City ende duhet të bëjë një lëvizje përfundimtare për të shtrirë kushtet ekzistuese të Sterling pavarësisht faktit se ai hyn në dy vitet e fundit të marrëveshjes së tij në fund të sezonit.

Marrëveshja e tanishme e Sterling është me vlerë prej 180 mijë funtesh në javë, por ai mund të presë një rritje të madhe pagash, duke pasur parasysh formën e tij të shkëlqyer këtë sezon.

Sterling është duke përjetuar një super sezon (Getty Images)

Por, diskutimet mbi një marrëveshje të re nuk kanë ardhur, lajme që kanë alarmuar elitën e Evropës.

Është kampioni aktual i La Ligas, Real Madridi, që thuhet se janë në kërkim të yllit anglez.

Ndryshe, Kevin De Bruyne dhe David Silva kanë negociuar dhe nënshkruar kontrata të reja në muajt e fundit, por Sterling është detyruar të presë për marrëveshjen e tij të re. /Telegrafi/