Please enter at least 3 characters.

Në 24-orët e fundit në Kosovë ndodhën 42 aksidente trafiku

2016/01/rrug-euml-t-e-kosov-euml-s-p-euml-r-24-or-euml-45-aksidente-dy-t-euml-vdekur_hd.jpg

Në 24-orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 42 aksidente trafiku.

Në statistikat e përgjithshme të publikuar nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se 17 nga aksidentet ishin me persona të lënduar, kurse në 25 aksidentet tjera raportohet vetëm për dëme materiale, transmeton Telegrafi.

Gjatë ditës së djeshme, Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 1 mijë e 683 tiketa trafiku për shoferët të cilët nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

Përveç aksidenteve dhe tiketave të shqiptuara, policia ka arrestuar edhe 23 persona, 8 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 4 në vuajtje të dënimit./Telegrafi/