Please enter at least 3 characters.

Në 20 qytete të Maqedonisë protestohet kundër digjitalizimit të librave

2021/05/protesta-kundr-dixhitaliyimit-780x470-1.jpg
13:"Mariels Gongo

Në 20 qytete të vendit protestohet kundër ndryshimeve në arsim e organizuar nga Lëvizja qytetare “Libra dhe mësim patjetër të ketë”.

Siç thonë organizatorët, do të përdoren të gjitha mjetet juridike për të ndërprerë miratimin e propozim ligjit për tekstet shkollore, që mes tjerash parasheh digjitalizimin e librave.

Nga nisma thonë se digjitalizimi mund të jetë vegël shtesë në arsim por assesi i patjetërsueshëm. Mes tjerash, nga iniciativa kërkojnë që librat klasik të mbeten në përdorim, për të gjitha klasat e arsimit fillor dhe të mesëm. Të mos bashkohen dy ose më shumë lëndë në një si dhe të krijohen kushte të duhura për fëmijët handikap dhe me pengesa.