Please enter at least 3 characters.

Ndotja e ajrit sonte në Prishtinë kalon në shkallën më të lartë të rrezikshmërisë

2016/12/Mjegulla-Prishtine-780x439.jpg

Ndotja e ajrit në orët e pasdites në kryeqytet ka tejkaluar në shkallën më të lartë të rrezikshmërisë.

Nga matja e fundit që është bërë në orën 20:00 nga qendra për matjen e cilësisë së ajrit, e vendosur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, tregon se ajri sonte në Prishtinë është tepër i rrezikshëm për shëndetin e qytetarëve, transmeton Telegrafi.

Niveli i rrezikshmërisë së ajrit nga 149 sa ishte në orën 16:00 tani më ka shkuar në 330 ppm (grimca në milion)./Telegrafi/