Please enter at least 3 characters.

Ndikimi i Rusisë në Kosovë po rritet

2016/11/qehaja-e1478154701481.jpg

Drejtori ekzekutiv i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, Florian Qehaja, ka paralajmëruar se ndikimi i Rusisë në Kosovë po rritet.

Qehaja në një intervistë për “Epokën e Re”, ka thënë se kjo po bëhet duke aplikuar instrumentin e “fuqisë së butë”, përmes disa organizatave joqeveritare në katër komunat veriore dhe të disa medieve të caktuara në rajon.

Sa i përket gjendjes së sigurisë në vend, Qehaja vlerëson se krimi i organizuar, korrupsioni, obstruksionet nga Serbia dhe ekstremizmi i dhunshëm e radikalizmi janë rreziqet kryesore që i kanosen Kosovës.

Ndërsa rreth anëtarësimit të Kosovës në Interpol, ai ka përmendur pengesat politike që do të dalin gjatë këtij rrugëtimi.