“Ndeshja e fundit”, Paulo Dybala përshëndetet me Romën
Sulmuesi Paulo Dybala pritet të largohet nga Roma në verë, pas gjithsej katër vitesh te klubi kryeqytetas.
32-vjeçari e konfirmoi këtë për “Sky Italia” pas fitores 3-2 ndaj Parmës të dielën mbrëma, duke zbuluar se marrëveshja po shkon drejt fundit dhe se nga klubi nuk ka pasur asnjë kontakt për vazhdim.
“Kontrata ime thotë se ndeshja e radhës do të jetë e fundit për Romën. Ajo skadon në qershor dhe askush nga Roma nuk më ka kontaktuar”, u shpreh hapur Dybala.
Së fundmi janë shtuar spekulimet se argjentinasi mund të rikthehet në vendlindje dhe të vazhdojë karrierën te Boca Juniors, por Dybala nuk i ka konfirmuar ende këto zëra.
Ai ka qenë pjesë e futbollit italian për 14 vjet: Fillimisht te Palermo (2012-2015), më pas te Juventus (2015-2022), ndërsa te Roma është që nga viti 2022.
Me fanellën e Romës, Dybala ka zhvilluar 138 ndeshje, duke shënuar 45 gola dhe duke dhënë 27 asistime./Telegrafi/


