Please enter at least 3 characters.

Ndërron jetë aktori Isiah Whitlock Jr.

Isiah Whitlock Jr.

Isiah Whitlock Jr., aktori më i njohur për rolin e tij si Clay Davis në serialin "The Wire" dhe për bashkëpunimet e tij të shpeshta me regjisorin Spike Lee, ka ndërruar jetë.

Ai ishte 71 vjeçar.Vdekja e aktorit u konfirmua nga menaxheri i tij Brian Liebman, i cili e njoftoi lajmin në Instagram.

I njëjti shpjegoi për mediat se aktori ndërroi jetë në paqe në New York pas një sëmundjeje të shkurtër.

"Ai ishte i dashur nga të gjithë ata që patën kënaqësinë të punonin me të ose ta njihnin. Do të na mungojë shumë", tha tutje.

"Kujtimi i tij qoftë përgjithmonë një bekim. Zemrat tona janë të thyera. Do të na mungojë shumë".

- YouTubewww.youtube.com

Whitlock Jr. lindi në South Bend dhe e filloi karrierën si aktor në San Francisko. Ai mori rolin e tij të parë të shquar në vitin 1987 në serialin "Cagney & Lacey".

Gjatë gati katër dekadave, ai është shfaqur në seriale të shumta, duke përfshirë "Law & Order", "Veep", "Your Honor" dhe së fundmi në serialin e Netflix "The Residence". /Telegrafi/

Isiah Whitlock Jr.