")
Please enter at least 3 characters.

Ndërpritet treni ekspres Beograd - Shkup - Selanik

2016/06/Treni-i-popullarizuar-Hellas-ekspres.jpg

Nga 4 shtatori, trenat ekspres drejt Beogradit dhe Selanikit nuk do të jenë në shfrytëzim nga hekurudha e Shkupit, pasi që është shpallur një ndalesë e pacaktuar kohore, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Treni''Hellas express'' nuk do të jetë i disponueshëm deri në dhjetor të këtij viti, ndërkaq tash e një kohë të gjatë, nuk është lëviz as ekspresi hungarez i linjës Shkup - Beograd - Shkup.

Për shkak të ndërtimeve në hekurudhën Nish - Preshevë, hekurudhat e Serbisë e kanë kufizuar lëvizjen në jug të vendit, që ka shkaktuar implikime të drejpërdrejta në hekurudhat e Maqedonisë.

Kështu, të gjithë ata që dëshirojnë të udhëtojnë me tren për në Evropë, udhëtimin e tyre duhet ta planifikojnë nga Nishi ose Beogradi./Telegrafi/