Please enter at least 3 characters.

Ndërkombëtarët me presion për formimin e Qeverisë, pas BE-së edhe Britania e Madhe e kërkon një gjë të tillë

2016/01/ambasada-britanike-akuzat-p-euml-r-p-euml-rgjimet-jan-euml-serioze-dhe-duhet-t-euml-hetohen_hd.jpg

Pas Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, edhe ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë, ka kërkuar formimin e shpejtë të institucioneve.

Përmes një postimi në Twitter, ambasada britanike ka thënë se mbështet deklaratën se Përfaqësueses së BE-së, Natalyia Apostolova për krijimin e sa më të shpejtë të qeverisë së re me qëllim të vazhdimit të reformave në ekonomi, drejtësi dhe vazhdim të dialogut me Serbinë.

“Ne mbështesim deklaratën e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, EULEX-it dhe krerëve të misioneve të BE-së në Kosovë”, thuhet në një reagim të Ambasadës britanike.

Në një komunikatë të lëshuar për media nga Zyra e BE-së në Kosovë thuhet se “Nevojitet një formim i shpejtë i qeverisë për të çuar përpara këto procese, në interes të Kosovës dhe popullit të saj dhe në përputhje me Kushtetutën dhe dëshirën e shprehur të elektoratit”. /Telegrafi/