Please enter at least 3 characters.

Ndahet nga jeta Prof. Dr. Abdullah Zymberi - studiuesi i Leksikologjisë dhe Dialektologjisë shqipe

2017/09/sdsdfsdf-780x439.jpg

Sot u nda nga jeta profesori zemërmadh, dijedhënësi me ndjesi prindërore, Abdullah Zymberi.

Sa shumë na dhe profesor! Dije dhe trashëgiminë leksikore, me 20000 fjalë, gati të harruara, që i kërkove kudo: n’valëvitje t’lashtash, n’vringëllima shpatash, n’themele kështjellash, në goje brezash, në trungje lisash e në zdrale plisash!

Prof. dr. Abdullah Zymberi, mbetesh, udhërrëfyesi dhe lëvruesi i pashoq i shqipes burimore! Mbetesh model i mësimdhënies për shumë breza, monument në zemrat dhe bibliotekat tona!

Lamtumirë profesor!

Ilir Shaqiri