NATO: Situata në Kosovë është më e qetë se dikur, por tensionet ende ndodhin
02/02/2022
NATO ka bërë të ditur se situata në Kosovë tani për tani është më e qetë se më parë.
Përmes një postimi në Twitter, NATO thekson se pavarësisht situatës së qetë e cila mbretëron tani për tani në Kosovë, nganjëherë ndodhin edhe tensione.
Për këtë gjë ata kanë thënë se Forca e Kosovës e udhëhequr nga NATO është ende kyç për stabilitetin në rajon.
“Situata në Kosovë tani është shumë më e qetë se dikur, por ndonjëherë tensionet ende ndodhin. Kjo është arsyeja pse Forca e Kosovës e udhëhequr nga NATO është ende kyç për sigurimin e stabilitetit në rajon”, thuhet në njoftimin e NATO-s.
Kujtojmë se forcat e KFOR-it janë të vendosura në Kosovë që prej përfundimit të luftës më 1999. /Telegrafi/


