Please enter at least 3 characters.

NATO beson se Ukraina do t’i rimarrë territoret e kontrolluara nga Rusia

2023/04/a9ffb3f5-7b93-4365-8f27-879ea9d5c2bd_w1600_r1.5001925298421255_fpx40_fpy40.jpg
143:"NATO Secretary-General Jens Stoltenberg speaks to the media as he visits Ramstein U.S. Air Base, Germany, April 21, 2023. REUTERS/Heiko Becker
7:"REUTERS

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg është i sigurt se Ukraina është e përgatitur mirë për të marrë më shumë territore ndërsa Kievi është pranë një ofensivë të re kundër forcave pushtuese ruse.

Stoltenberg iu përgjigj gazetarëve në pyetjen nëse Ukraina ka atë që i nevojitet për të korrur suksese të reja, shkruan theguardian.

“Jam i bindur se ata tani do të jenë në gjendje të çlirojnë edhe më shumë toka. Një nga çështjet kryesore që diskutuam sot ka qenë kalimi i të gjitha aftësive, sistemeve, furnizimeve të ndryshme që ukrainasit kanë nevojë për të qenë në gjendje të rimarrin më shumë toka”, deklaroi ai.

Jens Stoltenberg dhe ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius

Stoltenberg po fliste në margjinat e një takimi të dhjetëra mbështetësve ndërkombëtarë të ukrainasve në bazën ajrore Ramstein, në Gjermani.

Shefi i NATO-s shtoi se disa bateri të mbrojtjes ajrore Patriot tashmë u janë dorëzuar forcave ukrainase.

Ndryshe, norvegjezi gjatë ditës së djeshme në mënyrë të papritur ka shkuar në kryeqytetin ukrainas, Kievin, e cila ishte vizita e parë që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë. /Telegrafi/