Please enter at least 3 characters.

Naomi Campbellit i ndalohet të hyjë në hotel për shkak të ngjyrës

2019/07/GettyImages-1147439841-e1564489303900.jpg
237:"NEW YORK, NEW YORK - MAY 06: Naomi Campbell attends The 2019 Met Gala Celebrating Camp: Notes on Fashion at Metropolitan Museum of Art on May 06, 2019 in New York City. (Photo by Dimitrios Kambouris/Getty Images for The Met Museum/Vogue)
32:"Getty Images for The Met Museum/

Naomi Campbell tregon se këtë vit iu ndalua hyrja në një hotel francez për shkak se është me ngjyrë.

Supermodelja 49-vjeçare, nëna e së cilës është nga Xhamajka, thotë se ishte e ftuar në një eveniment, por ishte larguar nga stafi për ngjyrën e lëkurës së saj.

"Fjala 'diversitet' është gjithka por nuk ishte në fillim kur unë nisa karrierë", ka thënë ajo.

Naomi Campbell (Foto: Kevin Winter/Getty Images)

"Unë gjithmonë kam dashur që njerëzit të trajtohen në mënyrë të barabartë. Kohët e fundit kam qenë në një qytet në jug të Francës, ku jam ftuar të marr pjesë në një ngjarje në një hotel, emrin e të cilit nuk do ta përmend. Ata nuk deshën të na linin mua dhe mikun tim për shkak të ngjyrës së lëkurës. Personi në hyrje pretendoi se nuk kishte vend, por ai lejonte njerëzit e tjerë të hyjnë", shton më tutje Campbell.

Edhe pse vitet po kalojnë, Naomi vazhdon të qëndrojë në vendet e para të listës së modeleve më të kërkuara në botë. /Telegrafi/