Nagatomo pas largimit u shkruan letër trajnerit, bashkëlojtarëve dhe tifozëve
Yuto Nagatomo ka kryer testet mjekësore dhe pritet që të nënshkruajë me Galatasarayn.
Ai ka shkuar një letër lamtumirëse për klubin duke thënë se është krenar që ka veshur fanellën e Interit.
Mbrojtësi japonez do të huazohet për gjashtë muaj te klubi turk, por turqit janë të detyruar ta blejnë në fund të sezonit.
“Sot fillon një aventurë e re”.
“Dua t’i falënderoj dhe përshëndes të gjithë. Jam krenar që kam veshur fanellën e këtij klubi për shtatë vite dhe më ka dhënë shumë emocione”.
“Fat të mbarë trajnerit dhe bashkëlojtarëve dhe fat të mbarë në kualifikimin për Ligën e Kampionëve”
“Ju dua shumë. Përqafime, Yuto”, ka shkruar japonezi në rrjetet sociale.
Nagatomo ka qenë kapiten i Interit, para se shiriti t'i besohej Mauro Icardit. /Telegrafi/
https://twitter.com/YutoNagatomo5/status/958701240325517313


