Please enter at least 3 characters.

Mundësja amerikane, Nikki Bella bëhet nënë për herë të parë

2020/08/GettyImages-1180855192-e1596464058813.jpg
231:"BEVERLY HILLS, CALIFORNIA - OCTOBER 13: Nikki Bella attends the 2nd Annual Girl Up #GirlHero Awards at the Beverly Wilshire Four Seasons Hotel on October 13, 2019 in Beverly Hills, California. (Photo by Jon Kopaloff/Getty Images,)
13:"Getty Images,

Mundësja amerikane, Nikki Bella, është bërë nënë për herë të parë.

Ylli i “Total Bellas” dhe i fejuari i saj, Artem Chigvintsev, kanë mirëpritur fëmijën e tyrë të parë të premten, një djalë.

“7/31/2020, djali ynë i vogël është këtu dhe ne nuk mund të jemi më të lumtur. Të dytë janë mirë dhe në gjendje të mirë shëndetësore”, ka thënë nëna e re në një njoftim të bërë të dielën.

Artem Chigvintses dhe Nikki Bella (Foto: Rodin Eckenroth/Getty Images)

“7/31/2020, erdhi në jetë djali ynë i vogël Chigvintsev, krenar me ty dashuria ime, Nikki Bella”, ka shkruar në anën tjetër bashkëshorti i saj.

Superylli i WWE, 36 vjeçarja, solli në jetën fëmijën një ditë para se të lindte motra e saj binjake, Brie Bella.

Bella dhe Artem u fejuan gjatë një udhëtimi në Francë në nëntor të vitit të kaluar.

Më pas në janar, Nikki dhe Brie zbuluan për revistën People se të dyja janë shtatzënë thuajse në të njëjtën kohë.

Bella më parë ka qenë e fejuar me John Cena, por raportohet se janë ndarë për shkak se ky i fundit nuk dëshironte të kishte fëmijë. /Telegrafi/