Please enter at least 3 characters.

MPJ për deklaratën e Gjuriqit: Kosova merr vendime e jo deklarata!

2016/09/MPJ-Kosova.jpg

Marko Gjuriq - shef i së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë - ka thënë se të dielën do të jetë në Kosovë, pa marrë parasysh që ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka paralajmëruar ndalimin e kësaj vizite.

“Në raport me deklaratat e Marko Gjuriqit, Republika e Kosovës merr vendime dhe jo deklarata”, ka deklaruar Bashmir Xhemaj për lajmi.net, i cili është shef i kabinetit te ministrit Hoxhaj.

Hoxhaj ka marrë vendim që t’ia ndalojë Marko Gjuriqit hyrjen në Kosovë për dy javët e ardhshme. Por, mbetet që të dielën të kuptohet nëse ky vendim do të zbatohet plotësisht - apo eventualisht do të ndryshohet!