Please enter at least 3 characters.

MPB: Dje janë sanksionuar 113 motoçiklistë në Shkup

policia mk
policia mk
policia mk

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme janë sanksionuar gjithsej 113 drejtues të motoçikletave në kuadër të aksionit të kontrollit të realizuar nga SPB Shkup.

Prej tyre, 45 janë ndëshkuar për mosmbajtje të helmetës, ndërsa një person është privuar nga liria për shkak të drejtimit të pakujdesshëm.

“Më 02.05.2026 në periudhën nga ora 12:00 deri në orën 20:00 në territorin e qytetit të Shkupit, Njësia për Sigurinë e Trafikut Rrugor pranë SPB Shkup realizoi kontroll të përforcuar për sanksionimin e kundërvajtjeve që i kryejnë drejtuesit e biçikletave me motor ndihmës, triçikletave, katërçikletave dhe motoçikletave, me ç’rast janë sanksionuar 113 drejtues. Prej tyre: katër drejtues janë sanksionuar për drejtim të motoçikletës me kategori të papërshtatshme, 17 sanksione janë shqiptuar për drejtues që kanë drejtuar biçikletë me motor ndihmës pa vërtetim për vozitje,45 masa për drejtues pa helmetë mbrojtëse. Tre masa janë shqiptuar për motoçikleta të paregjistruara, tre sanksione për mosmbajtje të lejes së qarkullimit, dy sanksione për lëvizje në sipërfaqe të papërshtatshme, dy masa për mosndalim në shenjë të dhënë, si dhe 37 masa për kundërvajtje të tjera”, njoftoi MPB.

Gjatë kontrollit aksionar një drejtues motoçiklete është privuar nga liria sipas nenit 297-a të Kodit Penal për drejtim të pakujdesshëm të automjetit.

Kontrollet e trafikut vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut dhe të gjithë së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta në shtet.