Please enter at least 3 characters.

Mourinho pranon se i ka ikur taksave, nuk do të mbajë burg pasi pajtohet të paguajë dy milionë euro

2019/02/Jose-Mourinho.jpg
259:"MADRID, SPAIN - NOVEMBER 03: Jose Mourinho the Manchester United head coach enters a Madrid courthouse on November 3, 2017 in Madrid, Spain. Mourinho is being investigated for alleged tax fraud while he managed Real Madrid. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)
12:"Getty Images

Jose Mourinho është shpallur fajtor për ikje të taksave, por nuk do të shkojë në burg.

Special Ones i është shqiptuar një vit burg, por në vend të kësaj ai është pajtuar të paguajë diçka më shumë se dy milionë euro (për një vit burg do të paguajë interes 182,500 euro, kurse kësaj i është shtuar edhe një gjobë e veçantë prej dy milionë euro). Kjo pasi ligji në Spanjë e zbaton këtë formë të dënimit për shkelësit jo të dhunshëm, ose për ata për të cilët është hera e parë që bëjnë një shkelje të tillë të ligjit.

Portugezi është shpallur fajtor në majin e 2018 për ikje të tatimit mbi të drejtat e tij të imazhit gjatë kohës sa ishte në Spanjë për vitet 2011 dhe 2012, gjatë kësaj periudhe sa ishte trajner i Realit nuk ka paguar taksa në vlerë 3.3 milionë euro.

(Foto: Jasper Juinen/Getty Images/Guliver)

Marrëveshja u arrit paraprakisht me zyrtarët e taksave dhe ku palët u pajtuan gjatë një seance të shkurtër gjyqësore sot (e martë).

Fenomeni i ikjes së taksave dhe shmangja e dënimit me burg duke e paguar gjobën është një fenomen që ndodh shpesh në botën e futbollit, së fundmi i ka ndodhur edhe Cristiano Ronaldos, por edhe Lionel Messit më parë.

55-vjeçari qëndroi në Spanjë nga viti 2010 deri në vitin 2013, ku gjatë kësaj kohe me Real Madridin fitoi një La Liga, një Kupë të Mbretit dhe një Superkupë të Spanjës.

Pas kësaj u rikthye te Chelsea, pastaj vazhdoi te Manchester Unitedi, por ai vazhdon të kujtohet për kohët e arta te Interi. /Telegrafi/