Please enter at least 3 characters.

Mourinho: Në zhveshtore gjithë po talleshin me autogolin fantastik të Baillyt

2018/03/Eric-Bailly-JoseMourinho-e1520717663796.jpg
295:"MANCHESTER, ENGLAND - MARCH 10: Jose Mourinho, Manager of Manchester United speaks with Eric Bailly of Manchester United during the Premier League match between Manchester United and Liverpool at Old Trafford on March 10, 2018 in Manchester, England. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)
12:"Getty Images

Manchester Unitedi fitoi me rezultat 2-1 ndaj Liverpoolit në Ligën Premier.

Goli i vetëm nga Reds në Old Trafford erdhi si pasojë e autogolit të Eric Baillyt, sa keq që u shënua në portën e David De Geas pasi ishte thjesht fantastik.

Mbrojtësi i Bregut të Fildishtë shënoi me thembër në stilin e një sulmuesi dhe kjo mjaftoi që gjithë bashkëlojtarët e tij dhe stafi teknik të tallen me atë pas fitores në zhveshtore.

"Lojtarët po talleshin me atë në zhveshtore për golin e tij fantastik", ka thënë Mourinho për MUTV.

"Por, pas paraqitjes fantastike, shpirti motivues i një pjese të tyre mund të bënte që ata të zgjidhnin rrugën e lehtë dhe të thoshin: "Jemi duke fituar 2-0, kam bërë punën time, mirupafshim".

(Foto: Getty Images)

"Te Eric Bailly ishte e kundërta, ai ishte në fushë, pas autogolit tregoi mentalitetin që ne duam. Një shembull për të gjithë", shtoi Special One.

Ndeshja e ardhshme për Man Utd është ndaj Swanseas. /Telegrafi/

Del Piero me siguri është ndjerë krenar nga autogoli i Baillyt: