Please enter at least 3 characters.

Moti sot në Shqipëri

2017/12/moti.jpg

Moti në Shqipëri për ditën e sotme parashikohet i kthjellët me vranësira me karakter zhvillimi në zonat malore.

Sipas Shërbimit Meteorologjik do të ketë reshje shiu të izoluara përgjatë relieveve malore, transmeton atsh.

Baza e reve të ulëta do të jetë 1000 metra. Era do të fryjë me drejtim Veriperëndim 1-8m/sek. Deti do të jetë i forcës 4, me lartësi dallge 1.8 metra. Shikimi 8-20km. Mjegullinë në orët e mëngjesit në zonat luginore.

Temperaturat parashikohen:

Vendet Malore 10/25

Vendet e Ulta 11/29

Vendet Bregdetare 15/28. /Telegrafi/