Please enter at least 3 characters.

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

2017/10/diell-1.jpg
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
diell moti

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira lokale të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga veriu. Pasdite do të ketë kushte për jostabilitet të izoluar me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 10 deri në 21 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 32 deri në 39 gradë.


Në Shkup, moti do të jetë me diell me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga veriu. Pasdite, në disa pjesë të luginës, do të ketë kushte për jostabilitet të izoluar me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Temperatura minimale do të bjerë në 18, ndërsa maksimale do të arrijë 37 gradë.