Please enter at least 3 characters.

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

2018/07/mot-me-shi-dhe-shkarkime-rrufesh-euml_hd-1200x630-e1532409628218.jpg

Moti në vend do të jetë me vranësira, ndërsa gjatë pasdites do të ketë reshje lokale të shiut. Do të fryjë erë në drejtim juglindor.

Temperatura e mëngjesit do të jetë nga 5 deri 10 gradë celsius, ndërsa temperatura ditore do të jetë nga 10 deri 17 gradë celsius.

Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm, me vranësira dhe me reshje lokale ku temperatura maksimale do të arrijë 17 gradë celsius.

Të mërkurën do të kemi stabilizim të motit. Nga e dita e enjte deri të dielën moti do të jetë më i ngrohtë, por në orët e pasditeve do të ketë kushte për reshje të shiut./Telegrafi/