Moti në Shqipëri
25/08/2026
Shqipëria të martën do të ndikohet nga të njëjtat kushte meteorologjike.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare e kalimtare, por pa reshje shiu, ndërsa temperaturat në rritje.
Era do të fryjë me drejtim kryesor veriperëndim-juglindje 7m/s, ndërsa në bregdet, male e lugina, hera-herës me shpejtësi deri 14m/s.
Valëzimi në det të forcës 1-3 ballë. /Telegrafi/


