Please enter at least 3 characters.

Mot me diell dhe reshje të dobëta shiu në Shqipëri

Shërbimi Ushtarak Meteorologjik bën të ditur se Shqipëria të enjten do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët si dhe vranësira të pakta deri mesatare, më të theksuara në zonat malore në veri e lindje nga ku edhe do të pasohen me reshje të dobëta shiu.

Era me drejtim kryesor nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare 6 m/s, në lugina dhe bregdet hera-herës fiton shpejtësi deri në 10m/s.

Deti - Valëzimi 1- 2 ballë. /Telegrafi/