Please enter at least 3 characters.

Mot i vranët, mëngjesi me ngrica

2024/11/sheshi-Edit-Durham-Prishtine-foto-Ridvan-Slivova-1.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se për sot në Kosovë parashikohet mot i vranët, por me intervale të shkurtra me diell.

IHK thekson se në mëngjes mund të ketë mjegull dhe ngrica.

Temperaturat minimale do të luhaten nga -6°C deri në -3°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga -2°C deri në 2°C.

Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-4 m/s. /Telegrafi/