Please enter at least 3 characters.

Mosmarrëveshje mes dy vëllezërve, njëri ia jep flakën shtëpisë

2018/06/zjarr-ilustrim-e1529759522991.jpg
14:"Perparim Isufi

Policia e Kosovës bëri të ditur se pas një mosmarrëveshjeje mes dy vëllezërve, njëri i moshës së mitur, ky i fundit ka pranuar se i ka vënë zjarrin shtëpisë së tij.

Rasti ka ndodhur në fshatin Sojevë të Ferizajt, të mërkurën në ora 22:00.

Njësiti i zjarrfikëseve ka lokalizuar dhe shuar zjarrin.

Rastit i janë përgjigjur edhe njësitet relevante policore. Me vendimin e Prokurorit, i dyshuari dërgohet 24 orë në qendrën e mbajtjes. /Telegrafi/

Foto: Ilustrim