Please enter at least 3 characters.

Morina i pakënaqur: Gjithmonë ndëshkohemi nga gabimet e njëjta

2017/02/hjilan.jpg

Arbnor Morina nuk është aspak i kënaqur pas barazimit 1-1 ndaj Dritës.

Gjilani ishte në rrugë të mirë të triumfoj në derbin e qytetit ndaj Dritës, pasi ishin në epërsi deri në minutat shtesë të ndeshjes.

Megjithatë, një gol i pranuar nga naiviteti i mbrojtjes ka bërë që skuadrat të ndahen në barazim dhe kjo e ka nervozuar tej mase Morinën.

“E morëm golin aty ku nuk duhet, aty ku gjithmonë e marrim gol”, ka thënë fillimisht Morina pas ndeshjes për SuperSport Kosova, përcjell Telegrafi.

“Gjithmonë lojtarët e njëjtë e bëjnë gabimin e njëjtë”, shton Morina.

“Jam i kënaqur me angazhimin e futbollistëve, më shumë nuk kemi mundur pasi loja ka qenë e një tempi të lartë. Jemi dhe s’jemi të kënaqur me nga një pikë”, përfundoi trajneri i Gjilanit. /Telegrafi/