Please enter at least 3 characters.

Morena vazhdon me jetën e ëndrrave, ndërsa mahnit me pozën me bikini

2020/07/MorenaTarakufk.jpg

Ndërkohë që po vazhdon me jetën luksoze në Stamboll të Turqisë, Morena Taraku vazhdon të jetë aktive në rrjetet sociale me publikimin e imazheve nga jeta e saj.

Bukuroshja nga Kosova numëron më shumë se një milion ndjekës në Instagram, ku nuk mungojnë pozat që ngacmojnë imagjinatën.

Gjatë të dielës, modelja e shndërruar në këngëtare ka publikuar një imazh me bikini në oborrin e saj, e ulur mbi një makinë të vogël, ndërsa në prapavijë shihet pishina.

Pak kohë pas publikimit, fotografia ka marrë dhjetëra mijëra pëlqime, ndërkohë që ajo e ka shoqëruar me përshkrimin: “Lodra e preferuar”.

Ndërsa në postimet e saja në InstaStory ka sjellë të tjera imazhe nga jeta e ëndrrave që po bën Morena. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/morenataraku)