Momenti nga rasti i Chiesas: Topi u përplas në transversale, preku vijën fatale, goditi shtyllën e djathtë dhe doli jashtë
16/02/2023
Federico Chiesa ishte shumë pranë shënimit të golit të dytë në ndeshjen e parë të ‘play-offit’ të Ligës së Evropës.
Sfida e zhvilluar në Allianz Stadium përfundoi me rezultat 1-1, ndërsa në një shans, anësori italian ishte shumë pranë rikthimit të epërsisë.
Ai bëri një goditje fantastike me këmbën e majtë brenda zonës, por në një farë mënyrë, goli nuk hyri në portë.
Topi u përplas në transversale, pastaj në vijën e golit e goditi edhe shtyllën e djathtë dhe përfundoi në duart e portierit.
Gjatë ndeshjes, Chiesa kishte asistuar te goli i parë i Juves, derisa transversalen e goditi edhe Angel Di Maria drejtpërdrejt nga gjuajtja prej këndit. /Telegrafi/


