Please enter at least 3 characters.

Momenti kur një grup burrash e shpëtojnë dyvjeçaren që po binte nga ballkoni (Video)

2017/05/1-102.jpg
5:"Burim

Një grup burrash kanë shpëtuar një vajzë dyvjeçare, e cila po qëndronte e varur në ballkonin e banesës në qytetin turistik në Turqi, Sanliurfa.

Pronari i një restoranti ishte i pari që reagoi, kur pa vogëlushen e cila po rrezikohej të binte nga ballkoni i ndërtesës, transmeton Telegrafi.

“E pashë vogëlushen duke qëndruar e varur dhe shpejtë reagova. Për fat të mirë, në ndihmë më doli një grup burrash që u mblodhën rreth meje dhe kështu arritëm ta shpëtojmë”, ka deklaruar Mehmet Tappik.

Në videon e postuar më poshtë, mund të shihen pesë burra të cilët me duar lart presin ta shpëtojnë vajzën e vogël, e cila pas disa sekondave bie drejt në duart e tyre. /Telegrafi/